Kronika 21 February 2026, 19:02 Nga VNA

Radhë kilometrike në rrugën Maliq–Gramsh, pas bllokimit të aksit Librazhd-Përrenjas

Ndaje në Whatsapp

Radhë kilometrike në rrugën Maliq–Gramsh, pas bllokimit

Radhë kilometrike janë krijuar në aksin Maliq–Gramsh, në drejtimin nga Korça drejt Tiranës. Dhjetëra automjete të bllokuara në trafik, duke lëvizur me shpejtësi shumë të ulët.

Kjo rrugë prej ditës së sotme po shërben si aks alternativ për lidhjen e juglindjes me Elbasanin dhe më tej me Tiranën, për shkak të bllokimit të aksit Librazhd–Përrenjas.

Qarkullimi u devijua në këtë rrugë për shkak se në mesditë ARRSH njoftoi ndalimin total të mjeteve në aksin Librazhd–Përrenjas për shkak të urës që po shembet në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”. Qindra drejtues mjetesh dhe pasagjerë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në të dy anët e segmentit Librazhd–Përrenjas.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme