Kronika 8 August 2025, 19:10 Nga VNA

Ra në rrjetën e SPAK/ Pronari i “Ajman Park”, Fadil Balla me aktivitet nga kokaina e Amerikës Latine te tenderët pa garë në bashkinë Shijak

Ndaje në Whatsapp

Ra në rrjetën e SPAK/ Pronari i “Ajman Park”, Fadil Balla

SPAK ka goditur ditën e sotme një tjetër organizatë kriminale, e cila dyshohet se merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Evropës Perëndimore.

Një nga personat e shpallur në kërkim është Fadil Balla, i njohur edhe me identitetin alias Jul Balla. Ai është pronari i resortit luksoz “Ajman Park” në qytetin e Shijakut, i cili është sekuestruar në kuadër të këtij operacioni të gjerë antidrogë. Ai gjithashtu është president i klubit të futbollit “Erzeni” nga Shijaku, i cili garon në Kategorinë e Parë të futbollit.

Përveç aktivitetit në sektorin e turizmit dhe të sportit, Fadil Balla rezulton të jetë administrator i kompanisë “AMR sh.p.k”, një subjekt i përfshirë në mënyrë të dyshimtë në përfitimin e tenderëve publikë nga Bashkia e Shijakut. Kompania ka përfituar tri kontrata publike, me një vlerë totale prej rreth 1.7 milionë eurosh dhe në të treja pa pasur konkurrentë të tjerë në garë.

Në vitin 2020, “AMR sh.p.k” fitoi tenderin me objekt “Shërbim pastrimi, gjelbërimi dhe mirëmbajtje të varrezave”, me vlerë 317 milionë lekë të vjetra. Kompania ishte e vetmja pjesëmarrëse dhe u shpall fituese me një ofertë sa 97% e fondit limit.

Ra në rrjetën e SPAK/ Pronari i “Ajman Park”, Fadil Balla

Në vitin 2022, i njëjti subjekt fitoi një tjetër tender me të njëjtin objekt dhe në të njëjtin institucion, kësaj here me vlerë 309 milionë lekë të vjetra. Sërish, nuk pati konkurrencë dhe oferta e paraqitur ishte sa 98.8% e fondit limit.

 

Ra në rrjetën e SPAK/ Pronari i “Ajman Park”, Fadil Balla

Në prill 2025, kompania përfitoi kontratën më të madhe nga Bashkia Shijak, tenderin me vlerë 1.2 miliardë lekë të vjetra, për “Pastrimin, grumbullimin dhe depozitimin e mbetjeve urbane, mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe varrezave”. Edhe këtë herë, “AMR sh.p.k” ishte e vetmja në garë dhe fitoi me ofertën sa 99.6% të fondit limit.

 

Ra në rrjetën e SPAK/ Pronari i “Ajman Park”, Fadil Balla


Pra, Fadil Balla nuk ka pasur sukses vetëm në tregtinë e kokainës dhe superbiznesve që ka ngritur, por edhe në përfitimin e parasë publike përmes tenderave.

Megjithatë, ky është rasti i radhës në Shqipëri se si figura të krimit të organizuar operojnë në dy botë. Në njërën, trafikantë të fuqishëm me lidhje ndërkombëtare, në tjetrën sipërmarrës që përfitojnë nga fondet publike.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme