Kronika 24 November 2025, 11:49 Nga VNA

Qukës–Qafë Plloçë: 16 vite ndërtim dhe 260 mln euro të shpenzuara, shembet me reshjet e para

Ndaje në Whatsapp

Qukës–Qafë Plloçë: 16 vite ndërtim dhe 260 mln

Mjaftuan vetëm disa reshje shiu që aksi Qukës–Qafë Plloçë të dëmtohej në disa segmente të tij. Rruga 43 kilometra e gjatë, e inauguruar nga kryeministri dy muaj më parë dhe e ndërtuar me një kosto prej 260 milionë eurosh, duket se ende nuk garanton siguri të plotë, pavarësisht se punimet për të zgjatën 16 vite.

Në kilometrin e 35-të, skarpatet janë çarë dhe një masiv gurësh ka rënë në rrugë, fatmirësisht pa zënë poshtë mjete që qarkullonin. Aktualisht aksi është i bllokuar, ndërsa kompania ndërtuese ka hapur një segment provizor deri në pastrimin dhe riparimin e zonës së dëmtuar.

Qukës–Qafë Plloçë: 16 vite ndërtim dhe 260 mln

Qukës–Qafë Plloçë: 16 vite ndërtim dhe 260 mln

Ngjarja ngre pikëpyetje serioze mbi cilësinë e punimeve dhe menaxhimin e investimeve në infrastrukturën kombëtare. Rrugët e reja, të cilat duhej të përmirësonin qarkullimin dhe sigurinë e qytetarëve, duket se nuk arrijnë të përballojnë as kushtet bazike të motit.

Qukës–Qafë Plloçë: 16 vite ndërtim dhe 260 mln

Qukës–Qafë Plloçë: 16 vite ndërtim dhe 260 mln

Qukës–Qafë Plloçë: 16 vite ndërtim dhe 260 mln

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme