Kronika 7 August 2025, 20:07 Nga VNA

Qerreti i Kavajës, nga zonë turistike në kantier betoni

Ndaje në Whatsapp

Qerreti i Kavajës, nga zonë turistike në kantier betoni

Qerreti, një nga zonat bregdetare më të njohura të Kavajës, po shndërrohet me shpejtësi në një hapësirë të mbuluar nga betoni. Skavatorët dhe vinçat janë kthyer në pamje të zakonshme, ndërsa ndërtimet e pallateve vijojnë pa ndërprerje gjatë gjithë vitit.

Nëse hedh një sy në hartën e Google Maps, zona paraqitet si një fushë e gjelbër me pak resorte të shpërndara. Por realiteti në terren është krejt ndryshe. Një video me dron të siguruara nga VNA tregojnë një panoramë të mbushur me pallate që kanë “lulëzuar” njëri pas tjetrit, dhe me shumë ndërtime të tjera që janë në proces. Thënë më thjesht, pamja duket sikur konkurron me atë të Tiranës.

Banorët e zonës kanë ngritur shqetësime serioze, duke theksuar se në kulmin e sezonit turistik, Qerreti është kthyer në një kantier të vërtetë ndërtimi, pa asnjë kontroll institucional.

Sipas tyre, punimet zhvillohen në çdo orë të ditës, madje që në orët e para të mëngjesit duke shkelur çdo normë ligjore dhe duke prishur qetësinë e pushuesve dhe banorëve vendas.

 

Video

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme