Kronika 21 Tetor 2025, 20:05 Nga VNA

Qeni po luante me kafkën e tij, solli dhe disa kocka”/ Detaje tronditëse nga vrasja e Klevis Lleshit

Ndaje në Whatsapp
Qeni po luante me kafkën e tij, solli dhe disa kocka”/ Detaje

“Në Shënjestër” publikoi të dhëna nga dosja hetimore që tregojnë se si u gjet trupi i Klevis Llesjhit, disa muaj më vonë nga vrasja, më 8 dhjetor 2020 në një sipërfaqe ullishte në fshatin Shpërdhet të Kurbinit nga efektivët e policisë Kurbin të cilët u lajmëruan nga shtetasi Edmond Kolaveri, që është pronari i ullishtes.

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 me autore Klodiana Lalën, solli për herë të parë detaje tronditëse nga dosja e vrasjes së Klevis Lleshit më 5 gusht të vitit 2020. Vetëm pas 5 vitesh, SPAK ka zbardhur autorët e këtij krimi për të cilin autori u pagua me shumën 50 mijë euro.

“Në Shënjestër” publikoi të dhëna nga dosja hetimore që tregojnë se si u gjet trupi i Klevis Llesjhit, disa muaj më vonë nga vrasja, më 8 dhjetor 2020 në një sipërfaqe ullishte në fshatin Shpërdhet të Kurbinit nga efektivët e policisë Kurbin të cilët u lajmëruan nga shtetasi Edmond Kolaveri, që është pronari i ullishtes.

Kolaveri deklaroi në polici se, kafkën dhe disa kocka i ka sjellë qeni i tij. Çka ka bërë që ai menjëherë të njoftojë policinë. I pyetur nga grupi hetues në vendngjarje, i zoti i ullishtes nuk diti të japë shpjegime më të gjata se si kishin përfunduar ato eshtra në pronën e tij. Madje ai tha se as kishte parë dhe as dëgjuar ndonjë gjë të pazakontë gjatë kohës që punonte aty.

Pas kqyrjes së mëtejshme të vendit të ngjarjes, u fiksua ndërkohë edhe një kockë si ajo e gjymtyrëve të sipërme dhe tre kocka të tjera të vogla. Po kështu 250 metra nga ana jugore e vendit ku u gjet kafka, brenda rrethimit të ullishtes, mbi përrua, u fiksuan të shpërndara në një sipërfaqe rreth 30 metra, mbetje kockash të dekompozuara si ato të qenieve humane.

Si dhe pjesa e një nofulle të poshtme si ato të kafkave të qenieve humane, në të cilën janë vënë re prania e dhëmbëve fundorë të pjekurisë. Po kështu 3 metra mbi rrethimin e ullishtes u fiksuan një palë pantallona të shkurtra si ato sportive me mbishkrimin ‘Nike’ si edhe një fëshfëshe e padëmtuar. Ndërsa në distancën 12 metra u fiksuan një palë mbathje.

Sipas përshkrimit të vendngjarjes, pozicioni ku u gjet trupi tashmë i dekompozuar ndodhej brenda rrethimit me rrjetë të ullishtes. Në pikën më të ulët të pritës dhe kodrës.

Por, Klevis Lleshi u pa për herë të fundit atë pasdite gushti teksa qëndronte me shoqërinë e tij në një nga lokalet, pranë zonës ku banonte. Që nga ai moment ai u zhduk sikur njëherësh ta kishte përpirë dheu.

Pa lënë asnjë njoftim, qoftë edhe për të lajmëruar nënën e tij, e fundit që kishte kontaktuar me të, gjatë orëve të paradites të po asaj dite, të datës 5 Gusht të vitit 2020.

Nëna, e cila duke ditur problematikat e të birit që ndërkohë rrinte i fshehur pasi ishte shpallur në kërkim nga policia, por edhe të familjes së tyre që ishte në hasmëri të gjatë me një tjetër fis në zonë, ishte gjithmonë në merakun se të birit do t’i ndodhte diçka e keqe.

Ashtu sikur në fakt edhe ndodhi. Ajo së cilës nëna e Klevis Lleshit i druhej më së shumti. E keqja e paralajmëruar që do të përndiqte dhe djalin e saj, i cili pas zhdukjes së papritur, vetëm disa muaj më pas trupi i tij do të gjendej i groposur, i vrarë me një armë zjarri në një ullishte.

Fare pranë zonës ku banonte. Një krim tronditës, ku vrasësit do të duheshin 5 vite të gjata për t’u zbuluar. Të cilët në fakt nuk ishin edhe aq të panjohur me viktimën, apo krimi nuk ishte aq i sofistikuar sa të krijonte kaq shumë vështirësi gjatë hetimeve për zbulimin e tij.

Po ku edhe këtë herë policia dhe drejtësia kishin dështuar në mënyrën më të paprecedentë për të gjetur dhe vënë në kohë përpara përgjegjësisë autorët. Por ajo që familja Lleshi uroi të mos ishte e tillë do të konfirmohej në vazhdim.

Eshtrat të cilat u gjendën fare pranë përroit, ku më herët kishte pasur një përmbytje, rezultuan të ishin pikërisht të familjarit të tyre të zhdukur. Kjo e konfirmuar edhe nga analiza e ADN-së, e cila u përputh plotësisht me ato të nënës së Klevis Lleshit.

E cila nga ana e saj nuk kishte asnjë dyshim se i biri kishte pasur të njëjtin fat sikundër edhe babai i tij apo edhe të afërm të tjerë të familjes Lleshi, të cilët ose ishin vrarë ose ishin zhdukur në rrethana të paqarta.

Nga ekspertimi biologjik është konkluduar se nga krahasimi i profilit gjenetik të përfituar nga një dhëmballë e mbetjeve kockore, paraqet lidhje gjenetike bir e nënë, me profilin gjenetik të shtetases Fatbardha Lleshi. Por nëna e Klevis Lleshit dhe të afërm të tij, nuk pritën që të gjendeshin eshtrat, për të filluar kërkimet se kush ishin vrasësit e njeriut të tyre të dashur. Ata i nisën hetimet e tyre që ditën që Klevisi u zhduk.

Duke u ndalur fillimisht te vendi ku ai kishte qëndruar për herë të fundit dhe te personat me të cilët ai ishte shoqëruar atë ditë. Aty ku gjetjet e tyre do të çonin edhe te ngritja e gishtit të akuzës ndaj hasmit të tyre, familjes Hoxha. Si të interesuar direkt në zhdukjen e Klevisit.

 

 

Video

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme