Kronika 31 August 2025, 14:32 Nga VNA

Qëlloi me shuplakë fëmijën në kopsht, procedohet edukatorja 28-vjeçare

Ndaje në Whatsapp
Qëlloi me shuplakë fëmijën në kopsht, procedohet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një kopsht në Tiranë, ku një edukatore dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije.

Prindërit e të miturit kanë denoncuar rastin, duke bërë të ditur se edukatorja e ka goditur me shuplakë fëmijën e tyre. Pas denoncimit, policia referoi materialet në Prokurorinë e Tiranës, e cila ka nisur hetimet ndaj shtetases E. D., 28 vjeçe.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë ligjore të edukatores, ndërsa rasti ka ngritur shqetësime për sigurinë e fëmijëve në institucionet parashkollore.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme