Kronika 15 November 2025, 21:24 Nga VNA

Qëllohet me armë zjarri një automjet në rrugën Shkodër- Hani Hotit

Ndaje në Whatsapp
Qëllohet me armë zjarri një automjet në rrugën

Një automjet është qëlluar me armë zjarri në rrugën Shkodër-Hanin Hotit.

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është aksidentuar dhe ka lënë makinën e tij aty.

Ngjarja ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Koplikut.

Në vendmgjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Automjeti duket se është qëlluar në ecje e sipër dhe për t’i shpëtuar plumbave është aksidentuar dhe është përplasur në bordurën e një karburanti.

Njëra anë e makinës është e dëmtuar për shkak të përplasjeve që mund të ketë patur ose me makinën e autorëve ose në ndonjë vend tjetër. Po ashtu edhe gomat janë të dëmtuara plotësisht.

Ndërkohë 5 plumbat makina i ka në pjesën e pasme të saj tek bagazhi.

Janë ende të paqarta motivet e kësaj ngjarje ndërsa policia vijon hetimet për të bërë identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme