Kronika 13 September 2025, 13:31 Nga VNA

“Që 30 vite ia jap votën Edi Ramës”, banorët e Luginës së Valbonës me lotë në sy: Policia ishte në dijeni të ndërtimeve, na thanë “ia pafshi hajrin”

Ndaje në Whatsapp

“Që 30 vite ia jap votën Edi Ramës”, banorët e

IKMT ka vazhduar aksionin e prishjes së objekteve në zonën e Valbonës. Banorët kanë shpërthyer në lot duke e quajtur vendimin të padrejtë. Dy të moshuarit deklaruan se ky ishte viti i parë që ata po i shfrytëzonin për biznes.

“Banesën aktuale që kemi, është me lagështirë, nuk e kemi për kurrgjë. Këto objekte i ndërtuan 3 djemtë emigrantë që punojnë e jetojnë në SHBA, Angli dhe Ital”, thotë e moshuara, ndërsa bashkëshorti i saj thotë para kamerës se kjo që po ndodh me ta, smund ti ndodhë një shqiptari.

Ata gjithashtu thonë se kishin marrë edhe miratimin e institucioneve shtetërore kur objektet kanë qenë në ndërtim e sipër. Sipas tyre, janë paraqitur tre policë që i kanë pyetur vetëm nëse kishin konflikt me dikë dhe se i kishin uruar që puna t’u ecte mbarë.

“Kanë qenë tre policë dhe një police. Erdhën na pyetën çfrarë po punoni, i thash ato që po t’i them ty, dhe policja na tha ia pafshit hajrin. Dhe më tha policja a ke ngatërres me ndonjë, jo i thash. Ia pafshi hajrin më tha.

Pra vet shteti u ka thënë ndërtoni?

Pasha Kuranin policët nëse na thonin mos i bëni, nuk do i bëja”, shprehen dy të moshuarit.

Dy pronarët gjithashtu thonë se ndërtimi i tyre kishte nisur këtë vit para zgjedhjeve dhe prishjen e objekteve e quajnë pabesi e partisë që kanë votuar prej 30 vitesh.

“Sivjet, para votimeve i kemi bërë. Që 30 vite kam që ia jap votën Edi Ramës, se kam qenë komunist i Enver Hoxhës. Dhe tani mem pushkatu është gjynah”.

Në Valbonë janë parashikuar të prishen 22 objekte pa leje, 3 janë shkatërruar ndërkohë, 16 do të cmontohen nga vetë banorët, 3 të tjera do të prishen gjatë ditës së sotme.

“Që 30 vite ia jap votën Edi Ramës”, banorët e

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme