Kronika 15 August 2025, 10:34 Nga VNA

 “Pse më shikon” shkaku i vrasjes së 14 vjeçarit në Maliq

Ndaje në Whatsapp
 “Pse më shikon” shkaku i vrasjes së 14

Një ngjarje tronditëse ndodhi pasditen e 14 gushtit në fshatin Pirg, Maliq, ku 14-vjeçari Erald Xhejo humbi jetën si pasojë e një goditjeje me thikë, e shkaktuar nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri.

Mësohet se viktima dhe autori janë takuar rastësisht në lokal, ndërsa të dy ishin shoqëruar nga shokët e tyre. Konflikti mes tyre, i cili kishte nisur rreth një vit më parë, u përshkallëzua pas një përplasjeje verbale gjatë këtij takimi, ku një nga fjalët që ndezi grindjen ishte “pse më shikon?”. Më pas, Enedio përdori thikën që kishte me vete, duke shkaktuar vdekjen e Eraldit me një goditje në zemër.

Pas ngjarjes, autori tentoi të largohej me makinë, ndërsa xhaxhai i tij hoqi thikën nga vendi i krimit, e pastruar dhe fshehur për të penguar hetimet.

Policia arrestoi në total 8 persona lidhur me ngjarjen: autorin e dyshuar, babanë dhe xhaxhain e tij që fshehën mjetin prerës, katër të mitur të pranishëm gjatë konfliktit, si dhe një 34-vjeçar që gjithashtu ishte në vendngjarje dhe tentoi të largohej me të njëjtin automjet.

Grupi hetimor ka theksuar se autori, Enedio Guri, ndodhet në një gjendje të rëndë psikologjike, çka ka vështirësuar marrjen e dëshmisë së tij. Parashikohet që sot, në prani të avokatit, psikologut dhe familjarëve, të sigurohet dëshmia e tij.

Policia ka sekuestruar thikën e përdorur në krim, automjetin dhe disa celularë për të vijuar hetimet në lidhje me ngjarjen.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme