Kronika 26 November 2025, 12:00 Nga VNA

“Pse më ke sharë”/ Detaje nga sherri mes adoleshentëve në Durrës, i mituri ka marrë goditje pranë zemrës

Ndaje në Whatsapp

“Pse më ke sharë”/ Detaje nga sherri mes

Zbardhen detaje nga sherri mes gjimnazistëve në Durrës, ku tetë të rinj u përfshinë në një konflikt një ditë më parë dhe si pasojë la të plagosur rëndë një adoleshent. Të rinjtë janë nxënës të gjimnazit “Dom Nikollë Kaçorri” në zonën e Kënetës.

Sipas informacioneve, përplasja mes të miturve ka nisur me arsyen “pse më ke sharë”. Dyshohet se të rinjtë kanë nisur përplasjen në rrjetet sociale, më pas është zhvendosur në ambientet e shkollës dhe ka përfunduar në një përplasje fizike jashtë saj. 15-vjeçari ka marrë katër goditje me thikë, një prej të cilave i ka prekur organet jetësore, dhe aktualisht ndodhet në reanimacion.

Grupi i të rinjve dyshohet se ka tentuar fillimisht ta fshehë ngjarjen. Dy protagonistët e konfliktit janë fqinj me njëri-tjetrin, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i Policisë: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur më datë 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.

Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 14 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme