Kronika 25 February 2026, 16:17 Nga VNA

Protestë kundër urdhrit për mjetet elektrike, qytetarët kërkojnë anulimin dhe dëmshpërblim

Ndaje në Whatsapp
Protestë kundër urdhrit për mjetet elektrike, qytetarët

Qytetarë, prindër, studentë dhe kryefamiljarë protestuan kundër urdhrit të ministres Albana Koçiu, i cili prej katër muajsh bllokon lëvizjen e mjeteve elektrike në vend. Sipas tyre, monopatinat dhe skuterët janë për shumë prej tyre mjeti i vetëm i transportit në një kryeqytet pa tramvaj dhe metro, ndërsa çmimi i karburantit mbetet i lartë.

Protestuesit kundërshtuan argumentet e ministres për mungesë infrastrukture, duke theksuar se në Tiranë janë ndërtuar 52 kilometra korsi biçikletash. Ata hodhën poshtë edhe pretendimet për rrezikshmëri më të lartë të monopatinave, duke deklaruar se aksidentet me makina janë më të shpeshta dhe me pasoja më të rënda.

Gjithashtu, u kundërshtua praktika e sekuestrimit të mjeteve për mungesë fature, me argumentin se ligji parashikon ruajtjen e saj vetëm për një ditë dhe në një distancë të caktuar nga vendi i blerjes.

Protestuesit paraqitën dy kërkesa kryesore: anulimin e menjëhershëm të urdhrit dhe kthimin e mjeteve të sekuestruara, së bashku me dëmshpërblimin e qytetarëve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme