Kronika 4 February 2026, 13:30 Nga VNA

Protesta në Velipojë në ditën e tretë, një person humb ndjenjat gjatë përplasjes me policinë: Të hetohet Hipoteka, u zaptuan tokat

Ndaje në Whatsapp

Protesta në Velipojë në ditën e tretë, një person

Për të tretën ditë me radhë, banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë kanë vijuar protestën e tyre kundër ndërtimit të një resorti turistik në zonë, për të cilin deklarojnë se është dhënë në shkelje të ligjit dhe në mënyrë abuzive.

Gjatë protestës së sotme ka pasur edhe një përplasje mes banorëve dhe forcave të rendit, ndërsa nga kjo një protestues ka humbur ndjenjat (siç shihet edhe në foton kryesore).

Të paktën 60 familje kërkojnë ndaljen e punimeve, ndërsa kjo nuk është hera e parë që këta banorë protestojnë.

Tubim pati edhe ditën e djeshme, ku nuk munguan akuzat dhe tensionet, ndërsa banorët shprehen se nuk tërhiqen nga kërkesat e tyre ligjore.

“Jemi në pritje të ambulancës prej 15 minutash. Tokat tona u zaptuan, kemi certifikata pronësie. Firma po punon edhe pse jemi ende në gjyq. Nuk e ndalojmë protestën, duam të drejtën tonë”, shprehen ata.

Ata paralajmëruar përshkallëzim të situatës me bllokim të rrugëve dhe një protestë para dyerve të SPAK.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme