Kronika 10 February 2026, 15:01 Nga VNA

Protesta kundër projektit TID, grupi i këshilltarëve të PS nuk kalon në votim subvencionimin e qirave

Ndaje në Whatsapp

Protesta kundër projektit TID, grupi i këshilltarëve të PS

Grupi i këshilltarëve të PS në bashkinë Durrës, ka vendosur të mos votojë për pikën e subvencionimit të qirave për familjet e prekura nga TID, pas protestave të banorëve.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, grupi i këshilltarëve të shumicës vendosi të mos kalojë në votim këtë mbledhje, pa pjesëmarrjen e këshilltarëve të opozitës.

Pika u shty për mbledhjen e ardhshme duke i dhënë shpresë banorëve banesat e të cilëve do të shemben nga projekti.

Kujtojmë se banorët kanë protestuar edhe gjatë paradites së sotme, ku janë përplasur me këshilltarët bashkiak dhe policinë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme