Kronika 18 August 2025, 19:26 Nga VNA

Protesta e sanitareve të Spitalit Psikiatrik të Vlorës: dy muaj pa marrë rrogën dhe në kushte të vështira pune

Ndaje në Whatsapp
Protesta e sanitareve të Spitalit Psikiatrik të Vlorës: dy muaj

25 sanitare të Spitalit Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë kanë dalë në protestë këtë të hënë, duke denoncuar mungesën e pagesës së rrogës për të dytin muaj radhazi, mungesën e kontratave të punës, pagat minimale, deklarimet e pasakta në bankë si dhe kushtet e vështira në të cilat punojnë.

Sanitaret thonë se kanë kërkuar takime me drejtuesen e Spitalit dhe me përfaqësues të firmës private që menaxhon shërbimin e pastrimit, por prej pothuajse dy muajsh nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Sipas tyre, refuzimi për t’u pajisur me kontrata pune dhe kërcënimet për largim nga puna nga administrata e spitalit janë shqetësime të vazhdueshme që rrezikojnë jo vetëm vendet e tyre të punës, por edhe sigurinë e tyre ekonomike. “Jemi kryefamiljare, mbajmë familjet tona, kemi mbi 40 vite punë në këtë institucion dhe trajtohemi në mënyrë të papranueshme,” shprehen disa prej tyre.

Inspektorati Shtetëror i Punës ka deklaruar se do të nisë verifikimet pranë institucionit për të shqyrtuar situatën. Ndërkohë, drejtoria e spitalit nuk ka dhënë asnjë koment, duke ia kaluar përgjegjësinë firmës private të kontraktuar për shërbimin sanitar.

Sanitaret paralajmërojnë se nëse nuk gjendet një zgjidhje e menjëhershme për situatën, do të ndërpresin punën në shenjë proteste.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme