Kronika 20 February 2026, 22:11 Nga VNA

Protesta e opozitës/ Reagon ministrja Koçiu: Shfaqje e shëmtuar dhe sabotim kombëtar

Ndaje në Whatsapp

Protesta e opozitës/ Reagon ministrja Koçiu: Shfaqje e shëmtuar

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, reagoi sërish në rrjetet sociale lidhur me protestën e organizuar nga opozita, duke e cilësuar atë si “të njëjtën shfaqje të shëmtuar” dhe “skenografi të vjetër me tym e me flakë”.

Në reagimin e saj, Koçiu u shpreh se protesta përfaqëson një “revolucion me pagesë”, ku, sipas saj, dhuna ka zëvendësuar debatin politik. Ajo theksoi se një kauzë e drejtë nuk ka nevojë për maska apo mjete të dhunshme, ndërsa shtoi se mbështetja qytetare fitohet përmes votës dhe jo përmes akteve të paligjshme.

Ajo akuzoi organizatorët e protestës se po i thërrasin qytetarët të përfshihen në akte që dëmtojnë rendin dhe sigurinë, pavarësisht se, siç u shpreh, shqiptarët kanë dhënë verdiktin e tyre përmes votës ndër vite.

Koçiu hodhi poshtë pretendimin se protesta ishte qytetare, duke e cilësuar djegien e institucioneve si vandalizëm dhe sulmet ndaj Policisë së Shtetit si vepra penale. Sipas saj, protesta nuk është kundër qeverisë, por kundër stabilitetit, sigurisë dhe imazhit ndërkombëtar të vendit.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme