Kronika 18 November 2025, 12:01 Nga VNA

Pronari i restorantit “Prime 7” qëllohet për vdekje/ Lidhje familjare e viktimës me Elvis Shkëmbin

Ndaje në Whatsapp
Pronari i restorantit “Prime 7” qëllohet për vdekje/

44-vjeçari Francesk Shkambi u qëllua për vdekje jashtë restorantit “Prime 7”; i dyshuari, një mik i familjes, u vetëdorëzua

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 21:38 të së dielës, në restorantin Prime 7, në adresën 8635 Cooley Lake Road, Commerce Township.

Kur shërbimet e policisë mbërritën në vendngjarje, gjetën viktimën, 44-vjeçarin Francesk Shkambi, bashkëpronar dhe menaxher i Prime 7, të shtrirë në verandën e lokalit. Ai u transportua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Rreth 20 minuta pas të shtënave, një 65-vjeçar nga Farmington Hills u vetëdorëzua para autoriteteve dhe u arrestua si i dyshuar. Hetuesit sekuestruan një armë zjarri 9mm, e cila dyshohet të jetë përdorur në ngjarje dhe rezultonte e raportuar më parë si e vjedhur.

Familja e Shkambit thotë se humbja e tij është e parikuperueshme për ta dhe për komunitetin.

“Ai nuk ishte vetëm xhaxhai ynë, ishte njeriu i shtëpisë. Sa herë hynte në një dhomë, sillte dritë,” – u shpreh mbesa e tij, Marsilda Dakaj. “Është e pabesueshme për mua që ai nuk është më.”

Sipas familjarëve, i dyshuari ishte mik i viktimës.

“Ishte mik,” – tha nipi Mark Gjura. “Ka ardhur e ka ngrënë me ne më parë. Gjatë ndeshjes së Lions mora një telefonatë që kishte të shtëna te Prime 7, dhe pastaj nëna ime më thotë ‘Është Franco’. Shkuam me vrap të gjithë në spital.”Pse do t’ia bëje këtë?” – shtoi Dakaj. “Ai nuk ishte njeri që të lëndonte. Pse ta lëndoje ti atë?”

Francesk Shkëmbi ishte kushëri i Elvis Shkëmbit, i cili ekzekutoi në sallën e gjyqit në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm gjyqtarin Astrit Kalaja. Francesk Shkëmbi nga Amerika hapi një GoFundMe për të mbledhur para për kushërin e tij që kreu vrasjen dhe inkurajoi veprimin e tij kriminal.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme