Kronika 8 September 2025, 19:51 Nga VNA

Pronari i funeralit në Fushë Krujë gjen një granatë të pashpërthyer në taracën e biznesit, RENEA shkon në vendngjarje

Ndaje në Whatsapp
Pronari i funeralit në Fushë Krujë gjen një granatë

Një granatë dore e pashpërthyer u gjet pasditen e sotme në taracën e një ndërtese që përdoret si shtëpi funerali në fshatin Kameras, pranë aksit Fushë-Krujë – Krujë. Zbulimi u bë nga pronari i godinës, Arber Sala, i cili gjatë vendosjes së disa shkronjave reklamuese në çati, vuri re objektin e dyshimtë dhe menjëherë njoftoi policinë.

Në vendngjarje mbërritën forcat e rendit, të cilat kërkuan ndihmën e xhenierëve të RENEA-s për çmontimin dhe neutralizimin e granatës. Burime lokale tregojnë se Arber Sala nuk ka probleme me ligjin dhe prej vitesh merret me shërbime funerale. Pak kohë më parë, ai ishte viktimë e një zjarrvënieje ku iu dogj një magazinë e vjetër, ndërsa ndërtesa ku u gjet granata është ndërtuar së fundmi.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e vendosjes së granatës dhe po shqyrton mundësinë e një akti të qëllimshëm.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme