Kronika 17 April 2026, 12:11 Nga VNA

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Murselin, Plavën dhe Kokallën për vrasjen e Liridona Ademajt

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Murselin,

Prokuroria ka kërkuar dënimin maksimal me burgim të përjetshëm për të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjen e Liridona Ademaj-Murselit.

Kjo çështje konsiderohet si një nga ngjarjet më të rënda kriminale të viteve të fundit në vend.

Gjatë seancës së sotme në Gjykatë, ka folur edhe vëllai i viktimës, Leonardi, i cili ka kërkuar drejtësi dhe dënim shembullor për autorët.

Ai theksoi se në Kosovë janë vrarë mbi 55 gra në pak vite, duke nënvizuar nevojën që drejtësia të japë një mesazh të fortë.

“Ne e dimë se nuk mund t’i kthejmë motrat tona të vrara, por sot duhet të përçojmë mesazh për ata që guxojnë të çojnë dorë mbi nënat e motrat tona”, u shpreh ai.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme