Kronika 31 March 2026, 12:57 Nga VNA

Prokuroria e Përgjithshme mohon sulmet kibernetike të hakerëve iranianë

Ndaje në Whatsapp

Prokuroria e Përgjithshme mohon sulmet kibernetike të hakerëve

Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas raportimeve nga grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice”, të cilët deklaruan se kishin arritur të merrnin akses në dosjet e institucionit.

Sipas komunikatës zyrtare, verifikimet e kryera nga ekspertët e sigurisë së IT-së nuk kanë konstatuar asnjë gjurmë kompromentimi deri në këtë moment. “Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën”, njofton Prokuroria, duke theksuar se faqja dhe të dhënat e institucionit mbeten të sigurta.

Grupi “Homeland Justice” është i njohur për sulme kibernetike në rajon, por deri tani pretendimet e tyre për Prokurorinë e Përgjithshme nuk kanë marrë konfirmim nga autoritetet.

Reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme:

Për shkak të interesit në lidhje me hackerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorise së Pergjithshme, ju bëj me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme