Kronika 20 October 2025, 17:03 Nga VNA

Prokuroria e Elbasanit: Nuk ishin kushtet për ndalimin e avokatit, u urdhërua lirimi i menjëhershëm

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria e Elbasanit: Nuk ishin kushtet për ndalimin e avokatit, u

Prokuroria e Elbasanit ka sqaruar se pas shqyrtimit të materialeve procedurale për ndalimin e avokatit Ulian Bajrami, është konstatuar se nuk ekzistonin kushtet për vijimin e ndalimit, ndaj është urdhëruar lirimi i menjëhershëm i tij.

Sipas njoftimit zyrtar, avokati ishte ndaluar pas një incidenti gjatë seancës gjyqësore të 17 tetorit, ku dyshohej se kishte kanosur prokurorin e çështjes dhe punonjës të policisë gjyqësore gjatë procesit për vlerësimin e arrestimeve të 14 personave.

Prokuroria ka regjistruar procedimin penal nr. 1222/2025 për tre vepra penale: “Kanosje për shkak të detyrës”, “Kanosje e gjyqtarit” dhe “Kundërshtim dhe goditje e gjyqtarit”, me qëllim vijimin e hetimeve për sqarimin e plotë të rrethanave.

Në reagimin e saj, Prokuroria thekson se gjyqtarët, prokurorët, policia gjyqësore dhe avokatët janë shtylla të sistemit të drejtësisë, të cilat duhet të funksionojnë me respekt reciprok dhe integritet profesional, ndërsa qëndrimet e nxituara apo justifikimi i sjelljeve të kundërligjshme dëmtojnë besimin dhe funksionimin e drejtësisë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme