Kronika 2 September 2025, 10:40 Nga VNA

Prokuroria 3 akuza ish-kreut të SHISH dhe djalit të tij, nxorën sekrete dhe u përfshinë në bixhoz

Ndaje në Whatsapp
Prokuroria 3 akuza ish-kreut të SHISH dhe djalit të tij, nxorën

Prokuroria e Beratit ka nisur hetimet për ish-kreun e SHISH dhe djalin e tij. Ata dyshohen për 3 akuza: ‘nxjerrje sekreti shtetëror’, ‘mbajtja e armëve’ dhe ‘organizimin e lojërave të fatit’.

Ish-drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit në Berat, shtetasi A.Sh., dhe djali i tij, P.Sh., janë marrë në hetim nga Prokuroria për veprat penale ‘Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar’.

Sipas Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat, nga hetimet mbi procedimin penal nr. 370 të vitit 2023, pas informacioneve se në një ambient në lagjen ’30 Vjetori’, në një lokal që drejtohej nga shtetasi P.Sh., po zhvilloheshin lojëra fati, u konstatuan kompjuterat e markave të ndryshme, të ndezura dhe në ekrane shfaqeshin lojrat online të ngjashme me ato të Adex Casino.

Nga verifikimi teknik u provua se, nëpërmjet një aplikacioni apo softëare të instaluar në këto paisje elektronike, duke u lidhur në internet, realizoheshin lojëra fati online.

Gjatë hetimeve, u ushtrua kontroll i banesës së shtetasit A.Sh., babait të tij, ku u konstatuan një krëhër metalik ngjyrë bronxi me 5 fishekë, të paplasur të kalibrit 7.62 mm, një çantë dore ngjyrë të zezë, brenda të cilës u gjetën 3 krëhër, të mbushur secili me nga 7 fishekë të kalibrit 7.62 mm, dhe dy USB me mbishkrimet “Turbox” dhe “Kingston”.

Ky shtetas, i cili ka ushtruar detyrën si Drejtor i Shërbimit Informativ Berat, shpjegoi se në nëntor të vitit 2023 është larguar nga detyra dhe ka dorëzuar armatimin, por ka harruar të dorëzojë municionin e gjetur në banesë nga shërbimet e policisë. Ai sqaroi se fishekët e kalibrit 7.62 janë fishek të armëve të vjetra që i ka gjetur në godinën e vjetër të ShIK-ut dhe i ka marrë si suvenir, dhe i ka harruar në banesë.

Por nga verifikimet e kryera nga prokuroria rezultoi se armatimet ishin kthyer dhe kjo provohej edhe nga fletëhyrja që ndodhet në institucion. Ndërkohë që nga verifikimet e kryera rezultoi se dy nga materialet e ndodhura në USB-në me emërtimin “USB drive” janë të klasifikuara në nivelin “sekret” dhe administrohen në SHISH në kopje të vetme. Kopjimi ose shumëfishimi i tyre është i ndaluar dhe në kundërshtim me aktet që normojnë punën e SHISH.

Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, vijmë në përfundimin se ka prova të mjaftueshme se të pandehurit P.Sh. dhe A.Sh. kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen. Rezulton përfundimisht e provuar se i pandehuri A.Sh. ka qenë me detyrë punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit dhe ka kopjuar materiale që, sipas ligjit të njohur publikisht, përbëjnë sekret shtetëror dhe i janë besuar për shkak të detyrës.

Marrja e këtyre materialeve në kundërshtim me rregullat e sigurisë së informacionit të klasifikuar dhe përhapja e tyre në dy USB brenda banesës së të pandehurit, kur ai nuk ushtronte më as detyrën e punonjësit të shërbimit informativ të shtetit, që ka rezultuar me ekspozimin e pjesshëm ose tërësor, në mënyrë të paautorizuar, përbën shkelje të sigurisë së informacionit të klasifikuar.

Sa më sipër, u çmua se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës për faktin penal të “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojrave të fatit në kundërshtim me ligjin”, të parashikuar nga neni 197/1 i Kodit Penal, duke e konsideruar akuzën në ngarkim të të pandehurit P.Sh.

Po kështu, u provua dhe ka prova të mjaftueshme në mbështetje të akuzës për faktet penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Tregimi i sekretit shtetëror nga personi që i është besuar”, të parashikuar nga nenet 278/3 dhe 294/1 të Kodit Penal, duke e konsideruar akuzën në ngarkim të të pandehurit A.Sh. plotësisht të provuar, në zbatim të nenit 331 të Kodit të Procedurës Penale.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme