Kronika 4 March 2026, 23:12 Nga VNA

“Proda debatoi me kryeministrin”, Lala zbulon kush ndikonte te emërimet në Polici

Ndaje në Whatsapp
“Proda debatoi me kryeministrin”, Lala zbulon kush ndikonte te

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Opinion", ka hedhur dritë mbi dinamikat që çuan në shkarkimin e Ilir Prodës duke i lidhur ato me ndikime politike dhe hetime të mundshme nga SPAK.

Lala tha se emërimet në Policinë e Shtetit nuk kanë ndjekur rrugën e meritokracisë, por janë diktuar nga eksponentë jashtë strukturave zyrtare. Sipas gazetares, rreth 70% e drejtuesve të komisariateve, përfshirë vetë ish-kryepolicin Proda, janë emëruar me ndikimin e drejtpërdrejtë të Ergys Agasit.

Ndonëse lirimi nga detyra erdhi pas protestës së tensionuar të 28 shkurtit, Lala zbuloi se vendimi i Kryeministrit Edi Rama për largimin e Prodës ishte marrë kohë më parë. Shkak për këtë duket se është bërë një debat i ashpër mes kreut të qeverisë dhe drejtorit të policisë.

Sipas gazetares, largimi i Prodës është vetëm fillimi i një "fshese" më të gjerë. Pritet që të gjithë zyrtarët e besuar të tij nëpër rrethe të largohen gradualisht, duke shënuar një ristrukturim të plotë të zinxhirit komandues.

Një tjetër element i rëndë që rëndon mbi figurën e ish-kreut të policisë janë dyshimet për lidhje me grupe kriminale, konkretisht me vëllezërit Çopja. Klodiana Lala konfirmoi se ekzistojnë dyshime serioze për dekonspirim të operacioneve policore, çka ka bërë që Proda të jetë nën lupën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Këto akuza nisin nga zbërthimi i platformave të koduara të komunikimit, ku emri i zyrtarëve të lartë dyshohet se shfaqet në kontekste favorizimi ndaj elementëve kriminalë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme