Kronika 6 November 2025, 12:57 Nga VNA

Procesi "Plumbi i Artë", flet dëshmitari për vrasjen e Ervis Dedës: Konfliktin me Qolin e kishin për një vajzë

Ndaje në Whatsapp
Procesi "Plumbi i Artë", flet dëshmitari për vrasjen e

Në GJKKO vijojnë të degjohen rrëfimet e dëshmitarëve bë procesin "Plumbi i Artë". Agim Gjini ka folur rreth vrasjes së Ervis Dedës ku i akuzuar si urdhërues është Festim Qoli.

"Kam qenë i punësuar në një karaburant. Më punëoi Festim Qolin. Me të njihesha që në shkollë 8- vjeçare. E kishim të dy mik Elvis Dedjan. Ervisi dhe Festimi ishin ortakë.  Marrëdhëniet mes Elvisit dhe Festimit ishin të mira, por kishin një konflikt për një gocë. Ervisit i thërrisnin Loshi.

Ai ka punuar me drogë. Vrasjen e Elvisit e dëgjova te karburanti.  Erdhi policia më arrestoi dhe mua pastaj. Pas vrasjes së Elvisit, Festimi ka qenë në Durrës. Kam punuar, ndaj e di. Jam takuar disa ditë më pas vrasjes me Festimin.

Fatmira Habilin, e kam njohur e kam takuar, na ka bërë yzmet. Ajo ishte pronare, nuk vinte shpesh. Pas vrasjes së djalit e kam takuar Fatmirën.

Marrëdhëniet e saj me Festimin, ishin të mira, e di se ka ardhur rrinte me ne. Festimi s’më ka treguar gjë. Elvisi kishte një BMW. Me të ndjerin takohesha përditë po ashtu edhe me Festimin. Isha tip menaxheri te karburanti. Karburanti ksihte dy pronarë, ata kishin marrëdhënie të mira. Nuk ka patur mosmarrëveshje. E vetmja gjë ishte që nuk shkonte me ta ishte për të fejuarën e Elvisit", theksoi deshmitari.

"Na shoqëruan në polici, na morën shenjat e gishtave, na nxorrën. Kishte frikë Festimi, se mos e vrisnin dhe atë apo dhe mua. Edhe Festimin e kanë shoqëruar në polici. Nëse Festim Qoli ka qenë në Kosovë para vrasjes së Elvisit nuk di gjë.

Për vrasjen e Fatmirës nuk kam biseduar gjë, thjesht më erdhi keq.

Kishte frikë Festimi, se çfarë nuk ndodhte", tha ai.

Deshmitari theksoi se "Ditën e vrasjes së Elvisit e kam parë Festimin. Henrik Hoxhajn nuk e di a e njoh. Vetëm nëse me tregoni foto".

Ai tha më tej se e njeh Nuredin Dumanin. "Nëna ime e ka çun tezeje. Nuredini vinte aty te karburanti, ishte çun lagjeje. Kishte muhabet me Festimin.

Festimi ishte te varrimi i Fatmirës", përfundoi dëshmitari.

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme