Kronika 24 April 2026, 09:04 Nga VNA

Prishja e vendimit për pronat në Gjilekë, Gjykata e Lartë rrëzon konfiskimin ndaj kompanisë së Artan Gaçit

Ndaje në Whatsapp
Prishja e vendimit për pronat në Gjilekë, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë vendosi ditën e djeshme të prishë vendimin e Apelit të Posaçëm lidhur me konfiskimin e dy sipërfaqeve të mëdha prone në fshatin Gjilekë, blerë nga kompania e ish-deputetit të PS-së Artan Gaçi, mbi të cilat ai mori edhe statusin e investitorit strategjik.

Prona, sipas SPAK, rezultonte të ishte fituar përmes falsifikimit dhe më pas i është shitur bashkëshortit të ish-ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Për këtë çështje është dënuar Jorgo Goro, ish-kryetar i Bashkisë së Himarës, si dhe dy ish-zyrtarë të tjerë, për të cilët Gjykata e Lartë nuk solli asnjë surprizë, pasi vendosi të mos pranojë rekursin.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme