Kronika 6 October 2025, 17:50 Nga VNA

Prej kohësh në konflikt për pronat, çfarë thoshte babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja dy vite më parë

Ndaje në Whatsapp
Prej kohësh në konflikt për pronat, çfarë thoshte

Zbulohen të tjera detaje të tjera në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, ku Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Astrit Kalaja dhe u plagosën dy të tjerë.

Babai i autorit, Gjon Shkambi, pak vite më parë kishte deklaruar për mediat se është pronari i ish-shkollës së rezervave në Shkodër. Në denoncimet që kishte bërë në media, ai pretendonte se ishte pronar i godinave ku jetonin 31 familje, dhe se pronat i kishte me dokumentacion të rregullt, të fituar përmes proceseve gjyqësore. Në atë kohë, Shkëmbi kërkonte nga policia dhe përmbarimi lirimin e pronave të tij.

Në vitin 1992, 31 familjet, me vendim të Bashkisë Shkodër, u vendosën në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit. Mendohet se ky është edhe shkaku i ngjarjes së sotme, pasi vetë autori ka pranuar krimin në Komisariatin Nr. 1. Ai ka pranuar vrasjen dhe ka thënë se e qëlloi gjyqtarin sepse po humbiste një çështje pronësie.
“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia,” ka dëshmuar ai në Komisariatin Nr. 1.
Gjyqtari Astrit Kalaja u vra sapo shpalli vendimin dhe ishte ngritur për t'u larguar nga salla. Autori i dyshuar është Elvis Shkambi, nipi i Gjon Shkëmbit, i cili ishte palë në proces.

Më pas, ai ka qëlluar mbi palën kundërshtare në proces, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme