Kronika 20 December 2025, 17:40 Nga VNA

Pranga 20 vjeçares nga Indonezia, dyshohet se vrau foshnjën

Ndaje në Whatsapp
Pranga 20 vjeçares nga Indonezia, dyshohet se vrau foshnjën

Një 20 vjeçare, shtetase e huaj, e punësuar në Shqipëri si punonjëse pastrimi ka rënë në prangat e policisë. Arrestimi i së resë ka ardhur pasi dyshimeve se A.P vrau foshnjën.

Ngjarja 

Sipas të dhënave, e reja ka lindur fëmijën e saj rreth dy muaj më parë dhe më pas e ka braktisur, duke e lënë në ballkonin e banesës. Ajo kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë nga Indonezia, së bashku me shoqe të tjera, me të cilat jetonte në një ambient të marrë me qira. Vajzat punonin si pastruese në lokale të ndryshme në kryeqytet.

Në momentin e mbërritjes në Shqipëri, Ayu Putri ishte rreth pesë muajshe shtatzënë. Sipas hetimeve, gjatë muajit të tetë ajo ka shfaqur kriza të forta stresi dhe pas lindjes ka braktisur foshnjën në banesë. Shoqet e saj kanë njoftuar pronarin e shtëpisë, i cili më pas ka lajmëruar policinë.

Foshnja është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë më pas. Fillimisht, për shkak të rrethanave dhe gjendjes shëndetësore të nënës, ndaj saj ishte nisur hetim në gjendje të lirë, ndërsa së fundmi Gjykata ka lëshuar urdhër ndalimi dhe ajo është arrestuar.

Arrestimi 

Sipas njoftimit të Policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar një shtetase të huaj, A. P., 20 vjeçe, pasi Gjykata ka dërguar urdhrin e ndalimit ndaj saj. Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.

Ndërhyrja e policisë u krye në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera, duke theksuar se çështja është në fazë hetimore.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme