Kronika 27 April 2026, 11:48 Nga VNA

Policia zbardh vrasjen në Balldre, dyshohet hakmarrje për Kreshnik Mujecin dhe bashkëshorten, në kërkim 3 të dyshuar

Ndaje në Whatsapp
Policia zbardh vrasjen në Balldre, dyshohet hakmarrje për Kreshnik

Policia deklaroi se ka zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në Balldre, ku u vranë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana, prindër të 4 fëmijëve.

Nga hetimet paraprake krimi dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrjeje.

Në kërkim janë shpallur tre persona: Adriano Mhillaj, 22 vjeç, Florin Mhillaj, 36 vjeç dhe Renato Mhillaj, 23 vjeç

Sipas të dhënave paraprake, Renato Mhillaj është djali i Genc Mhillajt, viktimës që u vra në vitin 2016, ngjarje për të cilën u akuzua, u gjykua dhe më pas u shpall i pafajshëm Kreshnik Mujeci dhe dy vëllezërit e tij. Dy personat e tjerë në kërkim janë nipat e viktimës.

“Më datë 26.04.2026, rreth orës 14:50, në rrugën “Balldren-Torovicë”, nga shtetas të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi Kreshnik Mujeci.

Hetimet kanë vijuar me këqyrjen dhe administrimin e të gjitha pamjeve filmike mbi intinerarin e lëvizjeve të viktimave dhe autorëve, analizimin e çdo prove materiale dhe si rezultat është identifikuar njëri prej automjeteve të përdorura nga autorët, i markës “Audi A4”.

Nga dinamika e ngjarjes rezulton se automjeti tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci. Më pas, një automjet tjetër, tip “Volksëagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të tij”, njoftoi drejtori i policisë së Lezhës, Arben Nasufi.

“Përsa i përket autorëve, pas identifikimit të tyre, nga ana e strukturave policore janë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe ambiente të tjera, por nuk është bërë e mundur gjetja e tyre. Këta shtetas janë shpallur në kërkim”, shtoi më tej policia

Për kapjen e të dyshuarve janë përshirë Forcat Speciale “RENEA”, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe strukturat operacionale të Drejtorisë së Policisë Lezhë,

“Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve dhe të armëve të zjarrit që janë përdorur për të kryer vrasjen”, përfundoi Nasufi.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme