Kronika 11 August 2025, 09:45 Nga VNA

Policia: Në vrasjen e Frrok Lleshajt u përdorën dy armë

Ndaje në Whatsapp
Policia: Në vrasjen e Frrok Lleshajt u përdorën dy armë

Konfirmohet zyrtarisht se në vrasjen e Frrok Lleshajt janë përdorur dy armë të ndryshme. Policia deklaroi për VNA se në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve të ndryshme dhe ka dyshime se njëra nga armët është bllokuar, ndërsa autorët kanë përdorur armën e dytë.

Lidhur me autorët e vrasjes, motori që ata kanë përdorur nuk është gjetur ende nga policia. Gjurmët e tyre janë ndjekur deri në Laç dhe prej aty nuk ka të dhëna të tjera. Policia po heton pistën e gjakmarrjes dhe ka shoqëruar të paktën 10 persona, të cilët janë marrë në pyetje e më pas janë lënë të lirë.

Dyshohet se familjet në konflikt mund të kenë paguar persona të tjerë për të kryer vrasjen në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Ish-polici ishte dënuar me 25 vjet burg për vrasje dhe ishte liruar nga burgu në vitin 2023. Ai ishte në hasmëri me dy familje dhe nga këto konflikte janë vrarë 5 persona.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme