Kronika 2 August 2025, 10:09 Nga VNA

Policia në Korçë procedon penalisht një shtetas holandez për dhunë ndaj vajzës së tij

Ndaje në Whatsapp
Policia në Korçë procedon penalisht një shtetas holandez

Një 33-vjeçar me shtetësi holandeze është proceduar penalisht nga Policia në Korçë, pasi u filmua duke ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij në zonën e Pazarit të Ri.

Sipas pamjeve, i riu kap dhe tërheq për flokësh vajzën e mitur, e cila qante gjatë ngjarjes. Nëna e vajzës ishte pranë, por nuk ndërhyri për të ndaluar dhunën. Nga hetimet e para rezultoi se i proceduari është babai biologjik i vajzës.

Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës, ndërsa ndaj tij është nisur procedim penal për “Keqtrajtimin e të miturit”. Policia apelon qytetarët të denoncojnë çdo rast dhune ndaj fëmijëve për hetim të mëtejshëm.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme