Kronika 15 December 2025, 14:01 Nga VNA

Policia merr masa për protestën e PD para Kryeministrisë, bllokohen disa rrugë

Ndaje në Whatsapp

Policia merr masa për protestën e PD para Kryeministrisë,

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjes së tubimit të njoftuar nga Partia Demokratike e Shqipërisë, që zhvillohet sot nga ora 18:00 deri në 20:00, përpara godinës së Kryeministrisë.

Sipas njoftimit, nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia njofton se, në varësi të dinamikës së tubimit, mund të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore. Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, është parashikuar devijimi i trafikut në rrugë alternative.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme