Kronika 15 December 2025, 22:57 Nga VNA

Policia konfirmon: Artjon Xhelo u gjet i djegur në makinë, pa shenja dhune/ Familjarët: Vuante nga depresioni

Ndaje në Whatsapp
Policia konfirmon: Artjon Xhelo u gjet i djegur në makinë, pa shenja

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me vdekjen e shtetasit Artjon Isa Xhelo, i cili u gjet i pajetë dhe i djegur brenda një automjeti në zonën e quajtur “Qafa e Llogarasë”, ngjarje e ndodhur sot, më 15 dhjetor 2025.

Rreth orës 14:00, shërbimet e Policisë janë njoftuar se një automjet ishte përfshirë nga flakët. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat policore kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar se një automjet tip BMW, me targa AA 169 YX, ishte djegur plotësisht.

Nën drejtimin e Prokurorisë është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. Gjatë këqyrjes së automjetit, në sediljen e drejtuesit është gjetur trupi i pajetë i shtetasit Artjon Isa Xhelo.

Nga verifikimet paraprake të automjetit dhe trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të jashtëm, përveç atyre të shkaktuara nga zjarri.

Sipas deklarimeve të familjarëve, shtetasi rreth orës 11:00 kishte dalë nga banesa e tij në Berat me automjetin në fjalë, pa bërë me dije destinacionin. Po sipas familjarëve, ai vuante prej rreth tre vitesh nga ankthi dhe depresioni dhe ishte në trajtim mjekësor.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë, ku për identifikimin përfundimtar pritet përgjigjja e analizave biologjike (ADN).

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ngjarja është një rast vetëvrasjeje, ndërsa, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme