Kronika 5 September 2025, 14:08 Nga VNA

Policia konfirmon arrestimin e Soni Pepës në Republikën Domenikane. Pranga edhe "kimistit" në Kolumbi

Ndaje në Whatsapp
Policia konfirmon arrestimin e Soni Pepës në Republikën

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Soni Pepës në Republikën Domenikane.

Ndërsa në pranga në Kolumbi ka përfunduar edhe një nga anëtarët e grupit kriminal të drejtuar nga Viktor Çervanaku ish-kryetar i komunës Frakull.

Policia e Shtetit

Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohen edhe dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar “The Ëanted”.

Në vijim të punës intensive për gjurmimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe falë shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me partnerët, u bë e mundur finalizimi i dy fazave të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Ëanted”.

Si rezultat i informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me homologët e Republikës Domenikane, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Punta Cana/Republika Domenikane i shtetasit shqiptar S. P., alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest me burg", për veprat penale "Trafikim i narkotikëve", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal" dhe "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Gjithashtu, po falë informacionit të siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbimit të informacionit me Policinë kolumbiane, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe koordinimit të veprimeve me zyrat kombëtare të Interpolit në Ekuador dhe Kolumbi, u bë i mundur arrestimi në Kolumbi i shtetasit kolumbian S. R., i dyshuar si pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainë në banesën e ish-kreut të komunës në Frakull të Fierit, V. Ç..

Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Shqipërisë.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme