Kronika 13 January 2026, 12:23 Nga VNA

Policia feston 113 vjetorin teksa SPAK heton kupolën. Ilir Proda: Organizata jonë nuk është perfekte

Ndaje në Whatsapp

Policia feston 113 vjetorin teksa SPAK heton kupolën. Ilir Proda:

Policia e Shtetit zhvilloi këtë të martë ceremoninë në kuadër të 113 vjetorit të krijimit të saj, ndërkohë që hetimet e SPAK për zyrtarë të lartë të saj janë duke avancuar me ritme të shpejta.

Kryepolici Ilir Proda tha ndër të tjera se: “Policia e Shtetit nuk stepet, nuk thyhet dhe nuk ndalon kurrë. Ajo zhvillohet, trajnohet dhe punon çdo ditë më mirë, për qytetarin dhe ligjin. Përpos kësaj, organizata jonë nuk është perfekte, ashtu si dhe ne nuk jemi të tillë. Të gjithë ne jemi në sfidë të përditshme, sfidë me veten, sfidë me standardet, sfidë me pritshmëritë, për të mësuar nga gabimet dhe për t’u përmirësuar”.

Gjatë këtyre 113 viteve, 231 punonjës policie kanë humbur jetën në krye të detyrës në përballje me krimin.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme