Kronika 18 March 2026, 13:17 Nga VNA

Policia dështoi ta arrestonte, ja çfarë u gjet në banesën e të shumëkërkuarit Ylli Zalla

Ndaje në Whatsapp

Policia dështoi ta arrestonte, ja çfarë u gjet në

Një operacion i zhvilluar nga policia në zonën e Fushë-Krujë nuk ka arritur të finalizohet me arrestimin e shtetasit Ylli Zalla, i cili ka mundur t’i shpëtojë ndërhyrjes së forcave të rendit, ndonëse ishte lokalizuar më herët. Bëhet me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë ushtruan kontroll në banesën e tij, ku në oborr u gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe 14 fitila zjarrpërcjellës, të cilat u administruan si prova materiale.

Ylli Zalla ishte shpallur në kërkim që prej muajit nëntor për vepra penale që lidhen me armëmbajtje pa leje, ndërsa policia kishte arritur të zbulonte vendndodhjen e tij në Zallë, në afërsi të Fushë-Krujës. Megjithatë, ai ka mundur të largohet përpara mbërritjes së forcave policore, duke shmangur arrestimin.

Autoritetet bëjnë të ditur se puna për kapjen e tij vijon, ndërsa hetimet janë në zhvillim për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore. Ylli Zalla nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, pasi rezulton me precedentë penalë të mëparshëm, përfshirë arrestimin rreth 12 vite më parë për prodhim të bombave artizanale, si dhe dyshime për përfshirje në veprimtari të paligjshme si prodhim dhe shitje narkotikësh.

Po ashtu, sipas burimeve, në të kaluarën ai është hetuar edhe për lidhje të dyshuara me elementë të ekstremizmit dhe për përfshirje në rekrutime, ndërsa raportohet se vite më parë kishte kërcënuar me jetë edhe një biznesmen në fushën e industrisë së çimentos në zonën e Fushë-Krujës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme