Kronika 2 March 2026, 12:21 Nga VNA

Policia arreston një tjetër banor i Baks-Rrjollit që u përlesh me punonjësit e sigurisë tek resorti i Bashkim Ulajt

Ndaje në Whatsapp

Policia arreston një tjetër banor i Baks-Rrjollit që u

Policia e Shkodrës ka arrestuar një tjetër banor i Baks-Rrjollit që u përlesh me punonjësit e sigurisë private tek resorti në ndërtim i Bashkim Ulajt.

Përplasja nisi pasi punonjësit e sigurisë private donin të pengonin banorët që donin të protestonin në vendin ku po bëhen punimet, dhe ata pretendojnë se po u grabiten pronat. Nga përleshjet pati edhe një punonjës “Security” të dëmtuar, teksa dje u njoftuan 4 arrestime, 6 marrje nën procedim dhe 15 të kërkuar.

Sot u njoftua për arrestimin e një tjetër personi, 51-vjeçar, të akuzuar për shkatërrim të pronës dhe plagosje të rëndë me dashje.

Sipas autoriteteve “shtetasi N. M. së bashku me persona të tjerë ka organizuar protestën në fshatin Rrjoll, ku banorët e zonës shprehen se po u merren banesat për të ndërtuar një resort turistik”.

Sipas njoftimit të policisë 51-vjeçari së bashku me të tjerë ka goditur punonjësit e kompanisë private të sigurisë dhe kanë shkatërruar makineri të firmës që kryen punimet.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme