Kronika 7 November 2025, 15:58 Nga VNA

“Po u ndave, do të vras familjen”, Astrit Isufi kishte paralajmëruar krimin përmes kërcënimeve ndaj gruas

Ndaje në Whatsapp
“Po u ndave, do të vras familjen”, Astrit Isufi kishte

Detaje të reja janë mësuar nga krimi i rëndë që tronditi Malishevën, ku Astrit Isufi vrau me armë zjarri dy vëllezërit Morina, kunetërit e tij. Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ndodhi ditën e djeshme, kur Isufi kishte shkuar në banesën e dy vëllezërve Morina për të marrë bashkëshorten e tij, pas ngushëllimeve për vdekjen e babait të saj.

Mësohet se Astrit Isufi kishte precedentë penalë. Ai është dënuar më parë nga Gjykata e Prishtinës për dhunë në familje, pasi kishte sulmuar bashkëshorten e tij, madje edhe gjatë ditës së Kurban Bajramit. Dosjet gjyqësore tregojnë se më 30 mars 2025, rreth orës 15:00, Isufi kishte rrahur gruan e tij dhe e kishte kërcënuar se, nëse ajo do të ndahej, do t’ia vriste familjen.

Për këto vepra, Gjykata Themelore e Prishtinës e kishte dënuar me rreth 5 muaj burg, ndërsa Gjykata e Apelit e la dënimin në 3 muaj dhe e gjobiti me 300 euro.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme