Kronika 19 February 2026, 11:32 Nga VNA

“Plumbi i artë”, SPAK paraqet si prova të reja në proces bisedat në Sky ECC

Ndaje në Whatsapp
“Plumbi i artë”, SPAK paraqet si prova të reja në

Në seancën gjyqësore ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i artë”, prokurorja e posaçme Doloreza Musabelliu paraqiti provat shkresore të dosjes.

“Nga letërporositë kemi identifikuar kodet e Sky ECC që disponoheshin nga Nuredin Dumani”, tha Musabelliu.

Në seancë SPAK lexoi procesverbalet e identifikimit të tre llogarive të Sky ECC të përdorura nga i penduari Nuredin Dumani si edhe për të pandehurit Henrik Hoxhaj, si edhe Aldo Baho, Erjon Alibej, A.T, Ardian Subashi ose Çollaku, Arjan Saliu ( i cili është vrarë), Festim Qoli ku rezultojnë episodet e ngjarje.

“Në këto biseda flitet rreth vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, për planet për të vrarë Indrit Doklen, për të vrarë Emiliano Ramazanin”, deklaroi prokuroria.

SPAK vendosi lexoi procesverbalet për shkatërrimin me eksploziv të banesës së Talo Çelës si dhe vrasjen e Fatmira Dedjes, planet për të vrarë Sokol Sanxhaktarin si dhe dy vëllezërit Haxhia.

“Ju vendosim në dispozicion po ashtu procesverbale dhe provat shkresore mbi të gjitha faktet penale që nisin në faqen 174 duke nisur nga sigurimi i kushteve për të vrarë Elton Kilën dhe njëkohësisht tentativën për të vrarë Nuredin Dumanin”, tha SPAK.

Para se seanca të niste i pandehuri Asllan Plaku akuzoi prokurorin Behar Dibra se e kishte arrestuar pa prova dhe se për të Nuredin Dumani nuk kishte bërë asnjë rrëfim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme