Kronika 11 Nëntor 2025, 13:51 Nga VNA

“Plumbi i Artë”, Ot Kila: Nuredin Dumani do të më vriste

Ndaje në Whatsapp
“Plumbi i Artë”, Ot Kila: Nuredin Dumani do të më
Elton Kila

Elton Kila, i njohur si Ot Kila dëshmoi në Gjykatën e Posaçme në procesin penal ndaj të  pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë”. Nga hetimet rezulton se Kila ishte në shënjestër për tu vrarë nga Nuredin Dumani, ditën kur atij iu bë atentat dhe më pas u bë i penduar i drejtësisë. Sipas SPAK urdhrin për vrasjen e Ot Kiles e ka dhënë Suel Çela, por atentati ndaj tij  nuk u realizua pasi Nuredin Dumani ra vetë në pritë të mirganizuar.

Para se të nisnit biznesin me çfarë jeni marrë?

Në vitin 2017 dhe 2018 më kanë shaktërruar biznesin. Unë kam biznes prej

25 vitesh, për shitblerje automjetesh, improt-eksport mjetesh, sallon për mjetet. Biznesi ndodhet në Elbasan. E kam nisur që në vitin 2003, më pas i kam shktuar kam shkuar në 4 biznese. Tentativat për të shkatërruar biznesin tim nuk janë zbardhur.

Kam qenë në emigrim. Kam patur gjithmonë dokumenta dhe importoja makina. Kam punuar në disa vende, si Francë, Gjermani e Zvicër.

Në vitin 2006 në Elbasan kam hapur edhe një palestër, një agjensi turisike që në 97, ndërsa në 2010 kam pasur një lokal në qendër të Elbasanit.

Ngjarja e 2017 ishte vetem nje tentative. Unë isha në shtëpi. Kisha edhe roje. Më lajmëruan, që ka rënë zjarr jashtë servisit.  Zjarrfikësit e fikën zjarrin, por u dëmtuan 3 automjete.

Në 2018 ishte prapë zjarrvënie. Unë isha i ndaluar në atë kohë nga policia në Shqipëri pas dyshimeve të drejtësisë italiane në lidhje me mashtrim me sigurimët e automjeteve. Bëhej fjalë për një ngjarje të vitit 2009. Ditën e tretë të ndalimit më vunë zjarr tek biznesi, ku i dogjën 10 automjete dhe 10 motorra.

Teksa isha i ndaluar ngjarjen e mësova nga TV. Kam qendruar i izokuar 45 ditë.

Shkova në polici e prokurori, ku dhashë deklarime nëse kisha probleme me kënd.

Unë këto ngjarje nuk e di as sot se nga i kam.

Djali i rojes Arbën Ramallari, më pas dëgjova emrin e Elio Bitrit dhe dy të tjerë. Nuk e takova dhe as nuk u mora me të, por u distancova prej tij dhe nisa ta vëzhgoja vetë por nuk gjeta asgjë. Isha i pasigurt dhe nuk shkova ta takoja Elio Bitrin. Nuk kam kërkuar më tepër unë thashë "ju kam lënë zotin".

Lidhur me plagosjen e Nuredin Dumanit

Ditën kur ndodhi plagosja dhe arrestimi i Nuredin Dumanit, kam qenë jashtë vendit me familjen. Kisha ikur në Gjermani në 7 të mëngjesit të asaj dite dhe jam kthyer në Shqipëri pas një javë. Më vonë kam mësuar se ai ishte nisur për të më bërë antentat mua. Nuk mbaj mend, kush ma ka thënë këtë gjë, por se kam besuar, sepse skishte gjë me mua. Unë e kam dëgjuar nga shumë njerëz por edhe një polic ma tha. Emrin e Nuredin Dumanit e dëgjova atë ditë nuk e dija me parë. Nëse të tjerët i kisha dëgjuar ngaqë kanë qënë në Elbasan, por këtë se njihja. Unë skam asnjëllojë lidhje me asnjë nga këta. Më kërkuan familja që të iki jashtë, por nuk pranova se nuk doja ti lija njollë shtëpis. Unë nuk jam fshehur, nuk jam ruajtur.

Kishe njohje me strukturat e policisë që të interesoheshe për rastin?

Di që kam shkuar për të dhënë deklarime. Se mban mend nëse më kanë thirrur apo kam shkuar vetë.

Ke njohje me Florenc Çapjan?

Me Florenc Capjan kam pasur mardhënie pune.

Po me Suel Çelën?

Suel Çelën e njoh që kalama, sepse jemi në Elbasan. Marrëdhëniet tona kanë qenë shumë korrekte, disa herë kam udhëtuar me të atin e Suelit për shkak të bizneseve. Marrëdhënie ka qenë korrekte. Njoh dhe vëllain e Suelit, Marion.

Kur u përfol emri im, që kanë shkruar gazetat, ka paguar Suel Çela për mua, kam kërkuar takim tek tregu ushqimor. Takova babain e tij, Titin. Erdhi edhe vëllai pastaj.

Me vërtetë, më tha ai (Petriti), je  bërë merak për këtë. Unë gjysmë i qetë isha, pasi nuk e besova që mund të ishte e vërtetë. Suel Çelën nuk e kam takuar pas arrestimit të Nuredin Dumani.

Për masakrën e Bradasheshit

Masakra e Bradasheshit, kam qenë në burg, atë ditë e kam parë në lajme, pasi unë sapo kisha dal nga burgu, kam shkuar në shtëpi. Nga lajmet mësova se ishin 3 të vrarë. Erjon Alibejn nuk e njoh skam pas mardhënie me të, e njoh si emer, kaq.  Kam qenë në të njëjtin burg me Erjon Alibejn, në Bradashesh.

Kur është vrarë Lulzim Bitri kam qenë në një lokal aty pranë, është vëllai i Elio Bitrit, Lulzimin se kam njohur asnjëherë.

Video

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme