Kronika 23 September 2025, 13:09 Nga VNA

Plumbi i Artë/ Përplasen të penduarit e drejtësisë për masakrën e Bradasheshit

Ndaje në Whatsapp
Plumbi i Artë/ Përplasen të penduarit e drejtësisë

Përplasen në procesin Plumbi i Artë në GJKKO dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erion Alibej.

Ky i fundit, i njohur me nofkën “Krymi” deklaroi në seancë teksa iu përgjigjej avokatëve se ishte ai personi që i tregoi Nuredin Dumanit për masakrën e Bradasheshit, ku Alibej humbi vëllain, Endrit Alibej, xhaxhain Arben Dylgjeri dhe një shtetas turk, mik i tyre.

"Nuredini nuk më pranoi që vëllai i tij të ishte në ngjarje. Mbase ishte ndonjë hatërmbetje me vëllanë e tij", tha Alibej.

Deklerata e tij solli reagimin e ashpër të Dumanit. “Është mashtrim. Duhet të kërkosh falje për këtë”, tha ai.

Gjykata urdhëroi që Nuredin Dumani të zhvendosej nga forcat speciale që i kanë në ruajtje, me qëllim që të mos kishte kontakt viziv me Alibejn.

Dumani, Alibej dhe Skerdi Tase janë të penduar në procesin Plumbi i Artë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme