Kronika 12 February 2026, 12:27 Nga VNA

“Plumbi i Artë”, ish i penduari Henrik Hoxhaj vijon rrëfimet tronditëse në GJKKO. Si organizoheshin vrasjet dhe sa paguhej për to

Ndaje në Whatsapp

“Plumbi i Artë”, ish i penduari Henrik Hoxhaj vijon

Henrik Hoxha, po vijon dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme në procesin “Plumbi i Artë”. Ai ka patur më herët statusin e të penduarit të drejtësisë, por më vonë statusi iu hoq për shkak se sipas SPAK ai nuk tregoi të vërtetën për disa ngjarje.

Ai u ndal sërish u ndal te njohja me Festim Qolin gjatë dëshmisë së tij. Qoli akuzohet se vrau mikun e tij Elvis Deda dhe urdhëroi më vonë vrasjen e Fatmira Dedës, nëna e ish-ortakut, e cila kërkonte drejtësi për djalin.

“Festim Qolin e njoh prej 20 vitesh. Ai nuk më ka folur ndonjëherë për Nuredinin (Nuredin Dumani). E kam njohur tek ditëlindja e Festimit. Festimi më ka treguar se Elvis Dedjen e ka pasur ortak.

Nuk e kam kryer unë vrasjen e tij dhe nuk di kush e ka bërë. Nuk mbaj mend të kem qenë me Festimin ditën e ngjarjes. Nuk kam folur ndonjëherë me Nuredinin për këtë ngjarje”, tha Hoxha.

Ish i penduari pranoi vrasjen e Dorian Shkozës, ngjarje ku mbeti i vrarë edhe shoku i tij Anxhelo Avdia.

“Jam i përfshirë tek vrasja e Dorian Shkozës. Porosia ka qenë e Erion Alibejt (Krymit). Ndërmjetës ishte Nuredini.
Shkak ishte pretendimi i Krymit se Shkoza kishte qenë tek vrasja e familjarëve të tij.

Nuk kishte informatorë në atë ngjarje”, tha ai.

Për vrasjen e Emiljano Ramazani në Elbasan, ai deklaroi se Nuredin Dumani merrte informacion nga Erion Alibej.

“Për Xhuliano Hoxhën Nuredini nuk më ka folur ndonjëherë. Nuk ka qenë i përfshirë në këtë ngjarje dhe as e kam parë në ngjarje”, shpjegoi më tej ai.

Henrik Hoxha u ndal edhe tek porosia për të kryer vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrri i ish-kryebashkiakut të ndjerë të Elbasanit, Qazim Sejdini.

“E kam dëgjuar se kush është. Nuredini më ka thënë se Sokol Sanxhaktari ka qenë dhëndri i një kryebashkiaku atëherë. Nuk kemi marrë ndonjëherë porosi për vrasjen e tij, por e kemi diskutuar. Nuredini na ka thënë se kishte diskutuar me dikë për vrasjen e tij.

Nuk kam shkuar ndonjëherë në Elbasan për ta vëzhguar”, shtoi ai.

Lidhur me tentativën për të vrarë Lulzim Mashën, pronarin e një shkolle private në Tiranë, Henrik Hoxha tha se porosi e vëllezërve Dizdari

Pyet i penduari Erion Alibej:

Alibej: Bisedën me Nuredinin për vrasjen e Oti Kilës e ke bërë gojarisht apo në aplikacion?

Hoxha: E kam bërë gojarisht në Elbasan. Ka qenë para se të bije ti në burg. Ka qenë pas vrasjes së vëllezërvve

Haxhia. Herën e dytë, që u ndërmorën veprime e kemi diskutuar në aplikacion.

Alibej: Pse doja ta vrisja Oti Kilën, sipas Nuredinit?

Hoxha: Nuredini se c'thoshte për një lidhje. S'e di mirë.

Alibej: Kam qenë prezent, bashkë me Nuredinin, kur është bërë biseda në aplikacion për Sokol Sanxhaktarin.

Hoxha: Tani, unë po them ca më ka thënë Nuredini. Se është palaço ai ca të bejmë.

Alibej: Kur ke shkuar në Elbasan, që të priti dikush me C-Class gri. Skerdi Tasi tha se ai ishte kunati i Alibejt. E njeh kunatin tim.

Hoxhaj: Jo, nuk e njoh.

Hoxha: Kam marrë porosi për vrasjen e Altin Ndocit. Kjo për shkak se këta ishin bërë bashkë dhe ishin bërë kundra Krymit.

U mor porosia po nuk u bë, se ishte kovidi. Ndoci ka jetuar nga zona e "Misto Mames". I kam kaluar në lagje, ma ka treguar Nuredini.

Bije shumë në sy se ishte pandemi, nuk kishte ku rrije. Sipas Nuredinit Krymi e kishte porositur. Ai investonte. Pastaj Ndoci ra në burg

-Po pasi ishte ne burg, a vijoi ndonjë plan Nuredini për vrasjen e tij?

Hoxha: Ne jemi interesuar për ta vrarë Altin Ndocin me snajper brenda në burg. Nuredini e diskutonte me mua. Ishte në ëndrrat e tij, por nul e kemi realizuar.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme