Kronika 12 February 2026, 19:34 Nga VNA

Plumbi i Artë”, Henrik Hoxha: Plane për të vrarë Altin Ndocin me snajper në burg

Ndaje në Whatsapp

I penduari i drejtësisë, Henrik Hoxha, rrëfeu në GJKKO planet për ekzekutimin e Altin Ndocit, i cili u arratis nga spitali i Durrësit ku ishte dërguar për vizitë mjekësore.

“Kam marrë porosi për vrasjen e Altin Ndocit. Kjo për shkak se ata ishin bërë bashkë dhe ishin kthyer kundër ‘Krymit’. U mor porosia, por nuk u realizua për shkak të pandemisë së COVID-it. Ndoci jetonte në zonën e ‘Misto Mames’. I kam kaluar në lagje, ma ka treguar Nuredini. Binte shumë në sy, sepse ishte pandemi dhe nuk kishte ku të rrije”, tha Henrik Hoxha.

Ai deklaroi më tej se, sipas bisedave që kishte bërë me Nuredin Dumanin, ky i fundit i kishte thënë se Erjon Alibej, i njohur si “Krymi”, kishte porositur vrasjen e Ndocit.

Plumbi i Artë”, Henrik Hoxha: Plane për të vrarë Altin

“Ai investonte”, tha Hoxha.

Sipas tij, Ndoci më pas ra në burg dhe plani i parë nuk u realizua.

I pyetur nëse, pasi Ndoci ishte në burg, vijoi ndonjë plan për vrasjen e tij, Hoxha u përgjigj:

“Ne jemi interesuar për ta vrarë Altin Ndocin me snajper brenda në burg. Nuredini e diskutonte me mua. Ishte në ëndrrat e tij, por nuk e kemi realizuar.”

Në procesin e pagëzuar si “Plumbi i Artë” po zbardhen krime të rënda të grupeve në Elbasan. Në këtë proces janë tre të penduar: Nuredin Dumani, Skerdi Tasi dhe Erion Alibej.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme