Kronika 16 October 2025, 12:57 Nga VNA

"Plumbi i Artë", Erjon Alibej pranon përfshirjen në disa vrasje: Financoi ekzekutimin e Dorjan Shkozës dhe pjesëmarrës në disa të tjera

Ndaje në Whatsapp
"Plumbi i Artë", Erjon Alibej pranon përfshirjen në

Në seancën e radhës në GJKKO për dosjen “Plumbi i Artë”, i penduari i drejtësisë, Erjon Alibej, ka pranuar përfshirjen e tij në disa vrasje të bujshme. Ai deklaroi se ka qenë financues i vrasjes së Dorjan Shkozës dhe pjesëmarrës në ekzekutimin e Besian dhe Viktor Haxhisë, Emiljano Ramazanit, Regis Runajt dhe Bujar Çelës.

Alibej tregoi se motivi për vrasjen e Shkozës lidhej me hakmarrjen ndaj autorëve të vrasjes së familjarëve të tij, informacion që, sipas tij, ia kishte dhënë Nuredin Dumani. Ai pranoi gjithashtu përdorimin e aplikacionit të koduar "EncroChat" për komunikime të grupit.

 “Jam financues në vrasjen e Dorjan Shkozës. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Besian dhe Viktor Haxhia. Jam pjesëmarrës në vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt. Dhe në vrasjen e Bujar Çelës. Kam qenë i dënuar më parë për trafik droge, në 2010-2011. Për këtë çështje jam arrestuar dhe kam dal nga burgu në 2013. Kemi qenë një grup i dënuar për këtë çështje, mes tyre dhe vëllai im i ndjerë. Vrasjen e Dorjan Shkozës e kërkova sepse me çdo kusht doja Talo Çelën.

Nga komunikimi që unë kisha me Nuredinin, unë disa persona nuk i njihja që ishin pjesëtarë në vrasjen e familjarëve të mi. E mësova nga Nuredin Dumani që Dorjan Shkoza ka marrë pjesë në ekzekutimin e familjarëve të mi. Nuredin Dumani me dukej i besuar sepse më korrespondonin të dhënat. Nuredini Dumani nuk më tregoi ndonjë dokument për Dorjan Shkozën, por thëniet e tij më bindën. Lidheshin rrethanat, sepse Nuredini më tha kane qenë dy makina.

Ndaj familjarëve të mi është qëlluar me dy automjete. Për vrasjen e Anxhelo Avdia e mora vesh përmes televizorit mos gaboj. Nuk kisha dëgjuar më parë për Anxhelo Avdinë. Nuredini më tha që ai ishte pjesë e grupit kundërshtuar, i Talo Çelës. Enchro Chatin e kam përdorur që kur është hedhur në treg. Rreth vitit 2016-2017 e kam nisur përdorimin”, tha Alibej.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme