Kronika 30 September 2025, 11:36 Nga VNA

Plumbi i Artë/ I penduari Alibej: Xhuljano Hoxhën e pagova për informator

Ndaje në Whatsapp
Plumbi i Artë/ I penduari Alibej: Xhuljano Hoxhën e pagova për

Në Gjykatën e Posaçme në procesin “Plumbi i Artë” i penduari i drejtësisë Erion Alibej iu përgjigjet pyetjeve të avokatëve.

Konkretisht, seancën e së martës Alibej iu përgjigj mbrojtësit ligjor të të pandehurit Xhuliano Hoxha.

Ai foli për vrasjen e Emiljano Ramazanit në Elbasan. Ai deklaroi se Nuredin Dumani nuk e njihte Emiljano Ramazanin dhe se ishte ai që i kishte dhënë informacione edhe për Elio Bitrin.

“Ne nuk kishim një plan konkret. Nuk kishim një listë. Shikonim dhe e vlerësonim si do vepronim? Emiljano Ramazani ka qenë njeri i afërt i Talo Celës, i Mikael Qoses i vëllezërve Çopja. Kisha informacione pa fund për të,” tha Alibej.

I penduari deklaroi se ditën e ekzekutimit të Ramazanit ka folur me Xhulianon.

“Emiliano rrinte gjatë në palestër. Nga dita kur u nisëm për ekzekutimin e tij e derisa ai doli nga palestra, Xhuliano ka qenë gjithmonë aktiv. Ka qëndruar aty dhe kemi folur bashkë në vijimësi në SKY ECC,” tha Alibej.

Sipas tij, informacioni ishte i besueshëm dhe informator ishte Xhuliano Hoxha.

“Për vrasjen e Emiliano Ramazanit kam komunikuar me Nuredinin. Duhet të çoja pagesën tek rrethi tek TEG. Kam dërguar Arsen Preçin atje me 80-85 mijë euro. Mesa mbaj mend, ka shkuar një vajzë me taksi atje, që ka marrë lekët,” tha Alibej.

Ai theksoi se Xhuliano Hoxhën e kishte paguar gjithë kohës. 

Sipas Erion Alibej për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, ishte ngarkuar Skerdi Tase dhe Henrik Hoxhaj, por arsyet përse u tërhoqën ai tha se nuk i di.

“Xhuliano Hoxha ishte informator edhe në këtë rast”, shpjegoi i penduari.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme