
Ish-zv.drejtori i Policisë së Elbasanit, Krenar Guçe dëshmoi këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj të pandehurve të dosjes “Plumbi i Artë”.
Guçe është në mbrojtje policore, pasi nga hetimet pas arrestimit të Nuredin Dumanit, i cili mban statusin e të penduarit, rezultoi se ishte vënë në shënjestër për tu vrarë.
Për këtë fakt, ai deklaroi se është vënë në dijeni nga ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano e më pas kishte fituar mbrojtje dy vjeçare.
Guçe tha gjatë dëshmisë se në telefonin e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani ishte gjetur një fotografi e tij, por shtoi se nuk kishte dijeni të plotë për momentin e kërcënimit.
Avokati i Fatos Gosës: Ju kanë kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës?
Guçe: Gjatë kryerjes së detyrës, më ka thirrur ish-drejrori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe më ka bërë me dije se persona të caktuar kanë pasur qëllime dashakeqe ndaj meje. Foton time e kanë patur në telefon dhe për këtë arsye unë kam pasur mbrojtje nga shteti për 2 vite. Fotoja ime është gjetur tek telefoni i Dumanit. Në 5 nëntor 2021 kam pësuar një akaident, theva këmben. Qëndrova 6 muaj me raport. Nuk më kanë dhënë shpjegime ishte bërë kërcënimi. Shteti më ka dhënë mbrojtje.
Avokati: (Pasi lexon një procesverbal të kqyrjes së hyrjes në Shqipëri nga Rinasi dhe vajtjes në një hotel të Hajdar Bako Çopja në dhjetor 2019) Përse nuk i keni referuar prokurorit emrin e personit që keni kqyrur lëvizjet, Hajdar Bako Çopja?
Guçe: Procesverbali është i qartë. Ka qenë sekret hetimor. Po ta shikoni në dosje, do ta gjeni edhe procesverbalin që ia kam referuar prokurorit.
Avokati: Pse nuk e keni referuar në prokurori emrin e tij? (referuar procesverbalit të vëzhgimit të Hajdar Copjas)
Guçe: Procesverbali që lexuat është i qartë. Informacioni është referuar…
Avokati P.Kulluri: Përse ju kanë thirrur si dëshmitar, se nuk ndodh që çdo oficer policie të thirret?
Guçe: Jo, nuk e kuptoj. Me thoni ju.
Prokurori: Mos e pyet!
Avokati P.Kulluri: Kur s’keni bërë ju hetim, do pyesim ne si avokatë. Të nderuar, ky oficer është thirrur për t’u pyetur pse s’ka bërë detyrën. Si është procedura për një person në kërkim? Si organizohet puna nga policia?
Guçe: Person në kërkim.
Avokati PKulluri: Policor apo me masë? Policia e Shtetit, kur ka informacion për persona me masë sigurie, mund të ushtrojë kontroll. Çfarë ndodh?
Prokurori: Pyetjet duhet të jenë jo në parim.
Guçe: Policia, kur ka informacion për një person me masë sigurie, ndodhet në banesë apo diku tjetër, ushtron kontroll.
Avokati: Jo, si vetë oficer, a keni mbajtur ndonjë procesverbal të plotë për të kërkuarin Talo Çela?
Elda Zotaj, avokate: Po e pyet për veprimet hetimore që ka kryer oficeri Krenar Guçe.
Guçe: Kam parë kamerat e hotelit Jurgen, prej momentit të hyrjes deri në momentin e daljes. Shtetasin Hajdar Bako e kam identifikuar përmes makinës që përdorte, kishte një makinë Alfa Romeo. Armir Stafa, mesa më kujtohet, ishte pronari i makinës. Eprorin e kam njoftuar menjëherë.
Ndërhyn prokurori: Oficeri po pyetet për detyrën. Të na thotë pse po e pyesin.
Ndërhyn gjykata: U tërheq vëmendjen prokurorit të mos ndërhyjë, komunikimi bëhet përmes gjykatës. Gjykata i tërheq vëmendjen prokurorit Behar Dibra për ndërhyrjen e panevojshme.
Avokatja e Altin Ndocit: A keni bërë ndonjëherë kontrolle për Talo Çelën në shtëpinë e Fatos Gosës?
Guçe: Nuk më kujtohet nëse kemi bërë kërkime për shtetasin Talo Çela në shtëpinë e Fatos Gosës.
Avokatja e Ndocit: Si e identifikuat personin që shoqëroi Bakon?
Guçe: E identifikuam përmes targave të makinës. Ka qenë një makinë “Alfa Romeo”. Pronari ishte Armir Stafa.
Avokatja e Ndocit: Ju deklaruat që jeni marrë në mbrojtje nga shteti në 2022, mund të na thoni kush është personi që ju ka kërcënuar?
Guçe: Nuredin Dumani.
Avokatja e Ndocit: A keni njohuri për këtë shtetas se çfarë ka deklaruar ky shtetas për foton e gjetur në telefon?
Prokurori: Si mund të bëhet kjo pyetje?
Avokatja e Ndocit: Keni njohur, kryer veprime hetimore ndaj Nuredin Dumanit?
Guçe: Kam bërë hetime ku ka rezultuar që ka qenë autor i vrasjes së Bujar Çelës.
Avokatja e Ndocit: A i keni kërkuar prokurorit nxjerrjen në kërkim të këtij shtetasi?
Guçe: Unë kam qenë personi që kam kryer hetimet ku Nuredin Dumani ka rezultuar se është autori i vrasjes që thashë.
Avokatja e Ndocit: E njihni shtetasin Henrik Hoxhaj (ish i penduar i drejtësisë?
Guçe: Vetëm kur u arrestua dhe doli në media.
Avokatja e Ndocit: A keni pasur aplikacione të enkriptuara?
Guçe: Kurrë.






















