Kronika 6 November 2025, 12:24 Nga VNA

“Plumbi i Artë”, dëshmia e mjekut që i dha ndihmë Nuredin Dumanit: Edhe në shtëpi shkova me frikë

Ndaje në Whatsapp
“Plumbi i Artë”, dëshmia e mjekut që i dha

Nulian Malaj, mjeku që i dha ndihmë Nuredin Dumanin pasi u plagos në atentat dha dëshminë në procesin Plumbi i Artë.

Dëshmia e plotë:

"Në 2022 kam qenë kirurg. Një mbrëmje më mori dikush dhe më kërkoi për një vizitë në shtëpi. Më mori dikush, që çalonte e me coi në ca rrugica që nuk po i kuptoja", tha mjeku.

Ai deklaroi se tej se: "U futëm në një garazh e pastaj në një apartament. Më thanë që çfarë do shikosh atje nuk do tregosh.

Kur shkuam në apartament, ishte një person me fasho në kurriz. Ishte një kaçurrels. Unë thashë, që ky është për operacion. Ai kishte një plagë me armë zjarri, plumb që ishte futur, por nuk kishte dalë.

Apartamenti ishte kati o pestë me ashensor, por nuk di ta them se ku ishte", u shpreh më tej mjeku.

"As një minutë nuk zgjati qëndrimi im aty. Kur shkova në spital pashë një mjet që më vinte nga pas. Edhe në shtëpi shkova me frikë.

Nuk fola me personin që ishte i plagosur", theksoi më tej dëshmitari. Nuredin Dumani u plagos në atentat dhe u arrestua më pas në një shtëpi në Fier. Mjekët që e mjekuan u morën në përgjegjësi penale.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme