Kronika 17 Tetor 2025, 13:37 Nga VNA

Plarent Dervishaj “shpërthen” në seancë në GJKKO: Na dënoni për ato që kemi. Dëshmia e plotë e vëllait të Rrumit

Ndaje në Whatsapp
Plarent Dervishaj “shpërthen” në seancë në

Vullnet Muça, vëllai i Aleksandër Lahos alias Rrumi dëshmoi në procesin ndaj Plarent Dervishaj dhe Julian Meçes, të akuzuar si organizatorë të atentatit te mbikalimi i Shkozetit më 1 nëntor 2019. Në attentat mbetën të plagosur Rrumi dhe ish-prokurori Arjan Ndoj, ndërsa viktimë shoferi Andi Maloku. Vullnet Muça është arrestuar me urdhër të SPAK për akuzën e tjetërsimit të pronave në Durrës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. SPAK akuzon si kreun e grupit vëllain e tij Rrumi që i mbijetoi atentatit të 2019, të cilin e ka shpallur në kërkim.

Dëshmia e plotë në seancë

Vullnet Muça:  Në 2019 kam jetuar në Sukth. Të pandehurit nuk i njoh. Kam dëgjuar si emër Plaurentin. Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në 2019 e kanë plagosur. Lajmin e pashë në televisor. Më vonë mësova se ka qenë në makinë me Andi Malokun e Arjan Ndoj.

Kur shkova në spital na ra si bombë se me këto palë nuk kemi pasur asnjë konflikt. Vëllai sot është gati invalid. Ai thotë na kanë gjuajtur nga mbrapa, dhe një plumb e ka kapur në kokë, andaj ai s’mban mend asgjë. Doktorët thonë ka pësuar traumë. Jemi munduar të dimë të vertetën, se me këta njerëz nuk kemi lidhje. Informacionet më të detajuara i ka shteti. Arjan Ndojën e kam takuar 2-3 herë dhe më ka thënë t’ia lëmë kohës, se nuk e dinim nga na kishte ardhur. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatarë.

Avokati Ilia Ilia që mbron Plarent Dervishaj, pyet Vullnet Muçën: Pse ka ardhur i shoqëruar sot? Pse je arrestuar?

Vullnet Muça: Më kanë dhënë ca dokumente. Jam arrestuar për pune ca mesazhesh, punë pronësie. Nuk jam marrë me falsifikime pronësie. Janë dyshime, nuk është e provuar. Plaurent Dervishin e njoh si qytetar Durrësi, si kontingjent kriminal. Nga gojëdhënat thuhet se ka patur grup kriminal, por nuk më ka interesuar fare.

Aldo Avdylin nuk e njoh. Nuk di nëse e njeh vëllai. Astrit Avdylin e njoh si çam nga Shijaku.

Enea Kumen nuk e njoh. Alfred Dokën, nuk e njoh. Edmir Bregun nuk e njoh fare.

Nuk kam komunikuar me Aldo Avdylin për ta vrarë.

(Vullnet Muça u arrestua nga SPAK për tjetërsim pronash dhe grup kriminal. Në kërkim u shpall vëllai i tij Rrumi. Në të njëjtën dosje Aldo Avdyli, xhaxhai i tij Astrit Avdyli, Enea Kume vëllai i deputetit socialist Loer Kume dhe Alfred Doka akuzohen si organizatorë të vrasjes së Edmir Bregut në 2021 për motive hakmarrje. Aldo Avdyli fliste me Rrumin dhe ky i fundit i ofronte toka në bregdet që ai t’i eleminonte kundërshtarët)

Avokati Ilia Ilia: Skerdilajd Konomin, gjyqtarin e vrarë, e njihni?

Vullnet Muça: Jo.

Avokati Ilia Ilia: Plarent Dervishi ka marrë prokurë nga Skerdilajd Konomi për regjistrimin e pronave?

Vullnet Muça: Jo.

Avokati Ilia Ilia: Sipërfaqja prej 40 mijë metrash katrorë, keni dijeni është bërë problem shtetëror?

 

Vullnet Muça: Jo.

Avokati Ilia Ilia: Stiven Mziun e njeh, ka marrë tokë nga vëllai juaj?

Vullnet Muça: Mesa di unë, jo. Nuk e di për dosjet që u gjetën në makinën ku i plagos vëllai. Kjo është një situatë pa lidhje. Kemi ra viktimë edhe ne, edhe zotëria (Plarenti).

Nga gojëdhënat që qarkullojnë në Durrës, flitet që ky ka qenë aktor i kësaj situate. Nuk kemi interesa pasurorë.

Reagon i pandehuri Julian Meçaj: Kanë ardhe të gjithë këta dëshmitarë dhe asnjëri prej tyre as me njeh dhe as i njoh. Unë tani s’po di të mbroj vetën time. Mos na ofendoni inteligjencën, unë se kuptoj për çfarë vijnë.

Plarent Dervishaj: Ju kërkoni të na dënoni apo të zbardhni ngjajren? Po dënohet vetëm një palë, pala tjetër është e lirë, këtu nuk është cilësuar ende kush ka qenë shënjestër. Për ngjarjen time të qeshorit, unë e quaj fat që në kemi qenë në atë makinë (makinë e blinduar) dhe kemi shpëtuar. Mua më ndihmoi zoti, ndërsa Andi Malokun se ndihmoi. Nuk po kërkoj mëshirë nga ju në lidhje me këtë çështje. Por na dënoni për atë që kemi në kurriz jo për ato që si kemi.

Video

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme