Kronika 22 August 2025, 11:06 Nga VNA

Plagosje me armë në Fresk, arrestohet një person dhe shpallet në kërkim një tjetër

Ndaje në Whatsapp
Plagosje me armë në Fresk, arrestohet një person dhe shpallet

Një 28-vjeçar u plagos me armë zjarri më 2 gusht 2025 në Fresk të Tiranës, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autoritetet kanë arrestuar një person dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar për pengimin e hetimeve dhe përkrahjen e autorit të krimit. Kapja e autorit kryesor dhe e bashkëpunëtorit të tij mbetet prioritet i Policisë.

Njoftimi

Tiranë

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2025, te Fresku, ku u plagos me armë zjarri një 28-vjeçar.

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, pasi dyshohet se kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj.

Vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të plagosjes dhe të bashkëpunëtorit të tij.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 02.08.2025, në Fresk, ku u plagos me armë zjarri një 28-vjeçar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë arrestuar shtetasin A. D., 30 vjeç dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin D. H., për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pas plagosjes me armë zjarri të shtetasit J. A., 28 vjeç, kanë kryer veprime (lëvizje dhe fshehje të sendeve) për të penguar zbardhjen e ngjarjes dhe për të përkrahur autorin e saj, shtetasin K. C.(L.), i cili është shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme