Kronika 27 September 2025, 16:44 Nga VNA

Plagosja në Kombinat, arrestohet autori, shpallet në kërkim një 29-vjeçar

Ndaje në Whatsapp
Plagosja në Kombinat, arrestohet autori, shpallet në kërkim

Një 41-vjeçar ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, gjatë një konflikti që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta në Kombinat, Tiranë. Policia ka reaguar me shpejtësi duke arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”. Sipas Policisë, M. T., rreth 41 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kunatin e tij, G. M., 56 vjeç, i cili ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se falë reagimit të menjëhershëm dhe ndërhyrjes profesionale të shërbimeve të Komisariatit Nr. 6, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore.

Gjatë operacionit është sekuestroar arma e zjarrit me të cilën u krye plagosja.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim një 29-vjeçar, N. S., i cili dyshohet se ka qenë prezent në banesë në momentin e ngjarjes dhe është larguar menjëherë pas saj. Policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat dhe për të dokumentuar plotësisht motivet dhe dinamikën e ngjarjes.

 

 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme