Kronika 29 January 2026, 21:18 Nga VNA

Plagoset rëndë një i burgosur shqiptar në burgun Malandrino në Greqi

Ndaje në Whatsapp
Plagoset rëndë një i burgosur shqiptar në burgun Malandrino

Një tjetër incident i rëndë është shënuar në burgjet greke, ku është plagosur rëndë një i burgosur shqiptar. Dhimitër Meci, 46 vjeç, nga Labova e Poshtme e Gjirokastrës, është sulmuar me një mjet prerës të improvizuar në burgun e Malandrinos.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në momentin kur Meci po transferohej nga burgu i Koridhalos drejt Malandrinos. Autori i dyshuar është një i burgosur grek, E. Nousi, i akuzuar për organizatë kriminale, i cili punonte në mensën e burgut.

Meci ndodhej i paraburgosur që prej fillimit të dhjetorit 2025 dhe mbahej në repartin psikiatrik të burgut të Koridhalos. Ai ishte arrestuar nga policia greke në një operacion të gjerë, së bashku me shtetas shqiptarë dhe grekë, për tentativën e vrasjes së mafiozit grek Jani Lala në maj 2025. Ky i fundit u ekzekutua disa muaj më vonë nga një grup tjetër kriminal.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e Mecit në Greqi dhe Shqipëri, autoritetet gjetën një arsenal armësh. Ai rezulton person me precedentë të shumtë penalë në Greqi, i dënuar më herët për vjedhje, grabitje, armëmbajtje pa leje, pjesëmarrje në organizata kriminale dhe vepra të rënda kundër jetës.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për rrethanat e sulmit, ndërsa gjendja shëndetësore e Mecit raportohet e rëndë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme