Kronika 18 December 2025, 12:34 Nga VNA

Plagosën me armë një person në Mamurras, autorët dyshohet se janë dy 18-vjeçarë

Ndaje në Whatsapp

Plagosën me armë një person në Mamurras, autorët

Kanë dalë detaje të tjera në lidhje me plagosjen me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Mamurras. Mësohet se i plagosur në dorë ishte 51-vjeçari, Marketin Pjetër Marku.

Sipas policisë, autorët janë dy persona, Roeni Noka dhe Oligert Ndreca, secili 18 vjeç dhe banues në Mamurras, të cilët dyshohet se e kanë plagosur 51-vjeçarin, për motive të dobëta në rrugë.

Pas ngjarjes ata janë larguar nga vendngjarja, me një automjet që është gjetur në banesën e shtetasit me iniciale O.N., dhe është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

I plagosuri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa po punohet për kapjen e 2 autorëve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme